2:1 për ekipin e Xhakës

2:1 për ekipin e Xhakës

Në stadiumin “Fadil Vokrri” po zhvillohet ndeshja miqësore me karakter bamirës mes ekipeve të Milot Rashicës dhe Granit Xhakës.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 2:1, për ekipin e Xhakës, shkruan rtv21.tv

Ishte fillimisht Ermir Lenjani nga skuadra e Milot Rashicës që shënoi golë, duke kaluar në epërsi. Pastaj, barazoi Muharrem Sahiti nga skuadra e Granit Xhakës. Në minutat e fundit, ishte Dardan Berisha që shënoi për ekipin e Granit Xhakës, duke kaluar në epërsi me rezultat 2:1.

Me paratë nga biletat e shitura do të ndihmohen dhjetë familje skamnore.

Të dy futbollistët, Xhaka dhe Rashica u nderuan nga Ahmeti me “Çelësin e Prishtinës” për promovim të kryeqytetit në botë./21Media