Skuadrat luajtën baraz

Skuadrat luajtën baraz

Sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve të Evropës në hendboll, në konkurrencën e meshkujve po zhvillohet ndeshja ndërmjet skuadrës së Barcelona Lassa-s dhe asaj të Rhein Neckar Lowen-it.

Në në pjesën më të madhe të kohës gjatë pjesës së parë, më e mirë u tregua skuadra e Barcelona Lassa-s, e cila ishte në epërsi për disa pikë më shumë se skuadra kundërshtare.

Por, skuadra e Rhein Neckar Lowen-it, kah fundi i pjesës së parë u ”gjallëruan” dhe ngushtuan epërsinë, derisa në fund të pjesës së parë arritën edhe të barazojnë Barcelonën, me ç’rast ndeshja përfundoi me rezultat 13:13, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, ndeshja po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin RTV 21PLus./21Media