Zaev pritet të dalë me deklaratë për media

Zaev pritet të dalë me deklaratë për media

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës dyditore në Gjermani.

sot kanë zhvilluar një takim me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Siç bëhet e ditur temë kyçe në këtë takim ka qenë data për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian me të cilët duhet të konfirmohet edhe në samitin e ardhshëm të liderëve të Unionit më 20 dhe 21 qershor në Bruksel.

Pas përfundimit nuk dihet ende se cili është rezultati i këtij takimit, kryeministri Zoran Zaev pritet që gjatë ditës do të dalë me deklaratë për media, për të përcjell informacione konkrete rreth marrjes së datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian./TV21