Nesër takimi i radhës

Nesër takimi i radhës

Përfundoi takimi i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një konferencë për media pas takimit, kryetari i VV-së Kurti ka bërë të ditur se nesër është takimi i radhës.

Nesër takimi i radhës për çështjete e ngeluara nga grupet profesionale të dy partive, si dhe do të ketë takime të tjera intensive në mes të lidërve“, tha Kurti.

Ai tutje ka shtuar se programi mes tyre do të shënojë një kapitull të ri të qeverisjes, për integrime evropiane duke iu dhënë prioritet gjithmonë qytetarit të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në konferencë tha se ishte një takim shumë i frytshëm dhe përmbajtësor, teksa ia uroi edhe njëherë fitoren Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Ne shohim vullnet për takime intensive për të përcaktuar detyrat për qeverisjen e ardhshme”, tha Mustafa.

Ata nuk pranuan të pyetje nga gazetarët.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Partia me më së shumti vota është Lëvizja Vetëvendosje , e dyta LDK-ja, e treta PDK, pas PDK-së vjen koalicioni AAK-PSD, dhe pas tyre Lista Serbe. Koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë përfundimisht bëhet pjesë e kuvendit të Kosovës. /21Media