Përfundoi takimi VV-LDK pa marrëveshje!

Takimi i sotëm për nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit

E Plotësuar – 16:20

Sapo ka përfunduar takimi në mes të dy liderëve Albin Kurti dhe Isa Mustafa. Takimi ka përfuduar pa marrëveshje, por siç thanë ata do të vazhdojnë takimet e radhës në përpjekje për të arritur marrëveshjen. Kurti tha se ka avancim në negociata, por marrëveshje nuk kanë, sepse qartazi ka gjëra për të cilat nuk janë marrë vesh.

“Ne jemi në kontakt me Mustafën dhe do të caktojmë takimin e radhës”, ka deklaruar Kurti.

Edhe Mustafa është deklaruar ngjashëm duke thënë se ende nuk është arritur marrëveshja.

“Nuk ka marrëveshje për koalicion, ka marrëveshje që të vazhdojmë të hulumtojmë rrugë që të përafërohemi në qëndrimet tona”, ka deklaruar Mustafa.

Ai nuk ka folur për dallimet mes tyre, duke deklaruar se ato janë çështje të brendshme që duhen përafëruar./21Media

___________________

E plotësuar 15:55

Pas një pushimi prej rreth 50 minutash, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, janë kthyer në takim. Ata nuk janë prononcuar për media.

_________________

E plotësuar 15:15

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa pas një ore bisedimesh kanë dalur për një pauzë.

“S’kemi çka deklarojmë, vazhdojmë me një pauzë 30 minuta”, tha Kurti. Ata kanë dalë në orën 15:02 minuta. Njëjtë është deklaruar edhe Mustafa duke thënë se pas pauzës do ta vazhdojnë takimin, raporton rv21.tv.

________________

E plotësuar 14:15

Fillon takimi VV-LDK

Tani më kanë arritur edhe përfaqësuesit e LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe takimi ka filluar. Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje nga ky takim.

__________________________

Në pritje të Mustafës, deklarohet Kurti

Takimi i sotëm për nënshkrimin e marrëveshjen e koalicionti

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me nënkryetarët ka arritur në Kuvendin e Kosovës, por përfaqësuesit e LDK-së ende nuk kanë arritur në takimin e paraparë të fillonte në orën 14:00.

“Sot do t’i vazhdojmë bisedimet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Unë si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës do t’i kemi 12 ministri në kabinetin qeveritar. Këto bisedime do t’i zhvilloj drejtpërsëdrejti me kryetarin e LDK-së, profesorin, Isa Mustafa. Deri më sot ne kemi harmonizuar programin qevereisës 100%”, tha Kurti.

I pari i VV-së u shpreh se ky takim do të fillojnë tash dhe pritet të përfundojnë gjatë ditës së sotme.

“Uroj e besoj e shpresoj që do të mirremi vesh edhe për ndatrjen e përgjegjesive në ekzekutive” tha Kurti derisa shtoi se kur t’i kenë rezultatet do të njoftojnë./21Media

Back to top button