Ky është takimi i fundit i grupeve punuese

Ky është takimi i fundit i grupeve punuese

Përfundoi takimi i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në selinë e VV-së, i cili zgjati tri orë. Në këtë takim i cili është i gjashti me radhë u diskutua për çështje sociale.

Avdullah Hoti nga LDK tregoi se ky është takimi i fundit në kuadër të grupeve punuese. Ai tha se janë dakorduar për programin qeverisës ndërsa shtoi se pjesa tjetër i takon liderëve. Tha se ka pasur dakordim për kulturë, sport, për diasporën e çështjet e energjetikës, ndërsa nuk bëri të ditur detajet tjera çka konkretisht përfshin marrëveshja, përcjell portali rtv21.tv

Poashtu Hoti shtoi se janë të gatshëm që marrëveshjen të ia dërgojnë kryetarëve të partive.

“Besoj që kemi vendosur një standard të ri dhe një transparencë të plotë para qytetarëve pas këtyre takimeve. Për aq sa ne kemi qenë të mandatuar jemi dakorduar për strukturën e qeverisë dhe formën se si do të strukturohen institucionet. Tash i përket liderëve politikë të vendosin për formimin e qeverisë”,  pohoi Hoti

Sa i përket pajtueshmërisë brenda grupeve punuese, ai deklaroi se ndonjëherë ka këndvështrime të ndryshme. “Disa çështje me qëllim janë lënë anash që të diskutohen mes liderëve. Ne nuk kemi diskutuar asnjëherë për asnjë post”, tha Hoti.

Në grupin punues të LDK-së përveç Avdullah Hotit ishte edhe Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami e zyrtarë të tjerë. Ndërsa nga Vetëvendosje ishin Albulena Haxhiu, Glauk Konjufca e të tjerë. Takimi i mbajt në zyret e Vetëvendosjes.

LIVE – Takimi i 6 LVV – LDK për Qeverinë e re

Gepostet von Kallxo.com am Donnerstag, 7. November 2019

Liderët e këtyre partive, Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë takuar vetëm dy herë dhe kanë deklaruar se nuk kanë vendosur për ndarjen e posteve.

Sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit, të shpallura sot nga KQZ, Lëvizja VV ka dalë e para me 220.811 vota apo 26.15% me 32 deputetë, LDK ka marrë 206 mijë e 458 vota apo 24.45% me 29 deputetë, PDK ka fituar 178 mijë e 645 vota apo 21.16% me 25 deputetë, AAK -PSD 96 mijë e 883 vota apo 11.47% me 14 deputetë, LS ka marrë 57 mije e 15 vota apo 6.75% me 10 deputetë. Ndërsa, Nisma me 42 mijë e 72 vota apo 4.98%./21Media