Rama falënderoi edhe trupat e kërkim-shpëtimit

Rama falënderoi edhe trupat e kërkim-shpëtimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë, ka deklaruar se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe numri i viktimave ka shkuar në 50.

“Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar, ndërsa fatkeqësisht duhet të them që numri i viktimave ka shkuar në 50”, tha Rama.

Rama falënderoi edhe trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë.

“Duhet të falënderoj trupat e kërkim-shpëtimit që kanë ardhur nga jashtë. Pa ato ne nuk do të kishim mundur të shpëtonim asnjë banor nga gërmadhat. Por kjo nuk zbeh punën e trupave tanë të kërkim-shpëtimit, por trupat kanë nevojë për mjete të specializuara”, vijoi kryeministri.

Tërmeti i ditës së martë ishte me magnitudë 6.4 ballë dhe është pasur nga qindra tërmete të tjera.

Në prill të vitit 1979, një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur Shqipërinë dhe shtetin fqinj, Malin e Zi, duke lënë 136 persona të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të lënduar.