Sonte po zhvillohen ndeshjet e fundit në kuadër të fazës së grupeve

Sonte po zhvillohen ndeshjet e fundit në kuadër të fazës së grupeve

Faza e grupeve në Kupën e Botës po përfundon, e ndeshjet që do ta mbyllin janë Angli – Belgjikë, dhe Panama – Tunizi.

Në ndeshjen e parë nuk është shënuar ende gol, me një lojë të barabartë nga të dyja ekipet dhe me formacione që nuk janë më të fortat të tyre, pasi të dyja skuadrat kanë siguruar kualifikimin tutje, shkruan rtv21.tv.

Në anën tjetër Panama ka shënuar gol për të kaluar në epërsi 1 me 0 ndaj Tunizisë, me autogolin e Yassine Meriah.

Pas 15 minutave pushim do të fillojnë pjesët e dyta të ndeshjeve./2Media