Përfundojnë pritjet e gjata në Merdare

Për të kaluar kufirin tani nevojiten vetëm ca minuta

Fluksi i qytetarëve që kalojnë nëpër pikën kufitare në Merdare gjatë ditës së sotme është më i vogël se sa ditëve të tjera.

Bashkatdhetarët që po dalin nga Kosova, përmes Merdares këtë të enjte po presin deri në 10 minuta. Këtë e ka bërë të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku ka konfirmuar se qytetarët për të dalur nga Kosova nga pika kufitare Merdare po presin 5 deri në 10 minuta. E për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike, 3 deri në 5 minuta, shkruan rtv21.tv.

Sipas këtij njoftimi edhe në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta për hyrje-dalje.

Ndërsa, sa i përket gjendjes së rrugëve Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Kujtojmë se pritjet për të dalë nga Kosova përmes Merdares gjatë këtij sezoni kanë qenë rreth 9 orë./21Media

Back to top button