Albin Tahiri i mbylli garat në LOD PyeongChang 2018 në pozitën 39 nga 108 garues në sllallom

Albin Tahiri i mbylli garat në LOD PyeongChang 2018 në pozitën 39 nga 108 garues në sllallom

Albin Tahiri ka mbyllur garat e tij në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018. Skitari ynë zuri pozitën 39 nga 108 garues në disiplinën e sllallomit, ku shumë garues u diskualifikuan.

Pas dy lëshimeve Albini pati kohën 2:02.93 sekonda. Në lëshimin e parë garuesi ynë ishte i 48-ti.

Medaljen e artë e fitoi suedezi, Andre Myhrer, me kohë 1:38.99 sekonda. E argjendta shkoi për zviceranin, Ramon Zenhauersen (1:39.33 sek), kurse të bronztën e fitoi austriaku, Michael Matt, me kohë 1:39.66 sek.

Albin Tahiri, i pari në histori të Kosovës në këto Lojëra, kishte fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik: në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik. 29-vjeçari ka qenë relativisht i suksesshëm duke arritur t’i përfundojë të katër garat. Në garën e parë në Lojëra në disiplinën kombinim alpin, Tahiri zuri vendin e 37-të nga 65 garues në total.

Dy ditë më vonë, në garën e lëshimit, ai doli i 50-ti nga 57 garues në total. Një ditë para 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ai garoi në super sllallom të madh, ku u rendit i 47-ti nga 62 garues. Ndërsa, në garën e parafundit në Lojëra, atë të sllallomit të madh, nga 110 garues, Tahiri ia doli të zinte vendin e 56-të./21Media