Maqedonët fitojnë me epërsi të ngushtë

Maqedonët fitojnë me epërsi të ngushtë

Ka përfunduar ndeshja e cila ka nisur sot në ora 17:00 në konkurrencën e meshkujve në kuadër të Ligës së Kampionëve në Hendboll , ndërmjet HC Vardar dhe MOL-Pick Szeged më fitoren e Vardarit me rezultat 34:30.

Pjesa e parë ishte e baraz peshuar dhe maqedonët e kishin përmbyllur pjesën e parë më epërsi prej 2 golave, 16:14.

Në pjesën e dytë hungarezët tentuan disa here që të përmbysnin rezultatin mirëpo, maqedonët të cilët luanin në terrenin e tyre u treguan të fortë dhe nuk lejuan befasi në fund.

Vardari me këtë fitore radhitet në pozitën e parë në grupin A me 18 pikë, kurse MOL-Pick Szeged radhitet në pozitën e pestë me 11 pikë të grumbulluara në grupin A./21Media