Atmosferë roku në qytetin e Gjakovës

Atmosferë roku në qytetin e Gjakovës

Gjakova për tri netë radhazi organizoi ‘Festën e miqësisë’, e cila solli atmosferë roku në platonë e pazarit të vjetër në këtë qytet.

Festa nisi me këngë nga Redon Makashi, Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda. Ndërsa, në natën e dytë kënduan BB-Poqi dhe Valon Shehu. Kurse, në natën e tretë kënduan Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku.

Festa e Miqësisë u realizohet e mbështetur nga Komuna e Gjakovës. Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë për kp, se aktivitet të tilla do t’i përkrahin edhe në të ardhmen.

“Me pas aktivitete kësisoj njerëzit ndihen më mirë, është koha edhe kur vinë bashkatdhetarët, rinia do ta ketë një shesh kësisoj për t’u kaluar mirë. Gjakova i ka unike këto pjesët tjera dhe me siguri që do të ketë edhe aktivitete tjera”, tha ai.

Ai përmendi edhe “Qarshia festin”, i cili është mbajtur në këtë qytet, ndërsa, shpreson që “Festa e miqësisë”, të mbahet edhe viteve tjera.