Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës në Hagë

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës në Hagë

Para pak minutave ka përfunduar intervistimi i Jakup Krasniqit, kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën Speciale.

Krasniqi pritet të largohet nga Gjykata, ndërsa Haradinaj ende po qëndron aty.

Nuk dihet ende se në çfarë cilësie është marrë në pyetje Krasniqi nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Ditë më parë, Krasniqi deklaroi se është fatkeqësi dhe ironi e llojit të vet që në vend se Serbia të përballet me drejtësinë për krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidit, ne duhet të mbrohemi nga akuzat e saj të trilluara.

Përkundër qëndrimit të tij të hapur kritik e kundërshtues për krijimin e kësaj gjykate, Krasniqi pati thënë se do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve./21Media