Përfundon mbledhja e kryesisë së Kuvendit, deklarohet Krasniqi

Qeveria duhet të formohet para muajit mars

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, pas mbledhjes së kryesisë së re tha se kjo mbledhje është realizuar jo për të trajtuar ligje apo vendime shumë të nevojshme për Kosovën por, për shkak se institucioni ndërkombëtar që ishte në partneritet i ka inponuar për shkak të afateve, shkruan rtv21.tv.

“Edhe delegacionet që i caktuam pati disa dilema. Pasi që vetëm një gjë po dihet se si përfaqësues të opozitës jemi ne, ndërsa përfaqësuesit e pozitës nuk dihen pas që nuk ka shumicë parlamentare. Vendimet që u morën janë të përkohshme për të mos pamundësuar pjesëmarrjen në Këshillin e Evropës dhe SEECP”, tha ai në një konferencë për media.

Ndërsa për formimin e Qeverisë ai u shpreh se marrja e përgjegjësisë i takon Albin Kurtit, duke bërë thirrje që t’i kryjë sa më shpejt pasi që në muajin mars do të ketë një bllokadë totale të funksioninimit institucional në mungesë të miratimit të buxhetit të ri./21Media

Back to top button