Ndeshja Ferizaj - Llapi përfundoi me 4:2

Ndeshja Ferizaj – Llapi përfundoi me 4:2

Ferizaj befasoi Llapin, skuadra mysafire e ka mposhtur skuadrën llapjane me rezultat përfundimtar 4:2.

Me këtë fitore Ferizaj doli nga zona e rrezikut, ndërsa Llapi bënë një hapë mbrapa në luftën për titull.

Mysafirët dolën në epërsi qysh në minutën e 2-të të ndeshjes me anë të golit të shënuar nga Mensur Livoreka, ndërsa epërsinë e dyfishoi Zgjim Mustafa në minutën  e 31-të. Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë Mentor Zhdrella ngushtoi rezultatin nga pika e bardhë. Pjesa e parë përfundoi 2:1, shkruan rtv21.tv

Pjesa e dytë filloi 15 minuta me vonesë, pasi që skuadra mysafire nuk pranoi të dalë në fushë sepse pretendoi se ishin sulmuar rrugës për në zhveshtore.

Mirëpo menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë skuadra Ferizaji shënoi edhe golin e tretë. Ishte Benjamin Asani i cili me një supergol të shënuar dyfishoi sërish epërsinë e skuadrës së tij. Skuadra e Bekim Isufit nuk u ndal me kaq, pasi që shënoi edhe golin e katërt me anë të Adenis Shalës.

Ndërsa, Llapi shënoi edhe golin e dytë, kur Behar Maliqi arriti ta shfrytëzoj gabimin amatoresk të gardianit të Ferizajit.

Kjo ishte fitorja e tretë në këtë sezon për Ferizajin, në Superligen e Kosovës dhe humbja e dytë për skuadrën e Tahir Batatinës. /21Media