Përfundon një epokë, Internet Explorer nga nesër jashtë funksionit

Microsoft po mbyllë një epokë 27 vjeçare të Internet Explorer.
Përfundimisht nesër(15 qershor) Internet Explorer nuk do të funksionjë askund.
Versioni përfundimtar, Internet Explorer 11 është ruajtur edhe pse shumica e njerëzve tashmë janë zhvendosur diku tjetër.
Sipas Statcounterm vetem 0.45% përdorin ende Internet Explorer.
“Gjatë vitit të kaluar ju keni vënë re lëvizjen tonë larg mbështetjes së IE. Sot, ne jemi në fazën e fundit të këtij udhëtimi. Ju njoftojmë se e ardhmja e IE në Windoës 10 është në Microsoft Edge”, thuhej në njoftim.
Lajmi për mbylljen e IE erdhi pas një numri të madh njerëzish të zhgënjyer.
“E gjithë fëmijëria ime i përket Internet Explorer, do të jetë fund i një epoke”, u shpreh një përdorues./21Media

Back to top button