Nuk ndryshon renditja e partive

Nuk ndryshon renditja e partive

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka numëruar 100 për qind të votave të rregullta për zgjedhjet nacionale të 6 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 202.968, vota apo 25,49%. Lidhja Demokratike e Kosovës ka 197.702 vota, apo 24,83%, Partia Demokratike e Kosovës ka 169.211, apo 21.25%.

Koalicioni AAK-PSD ka marrë 92.149 vota apo 11,57%. Lista Serbe ka marrë 6.61 për qind ose 52.620 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD mbetet nën pragun e zgjedhor, pasi ka marrë 39.495 vota apo 4.96%.

Rezultatet nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta, të cilat pritet në numërohen ditëve të ardhshme.

Nga numërimi i 100 për qind të votave, 40.732 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme nga ana e KQZ-së.

Në zgjedhjet për nivelin qendror në qershor 2017, mbi 42 mijë fletëvotime të qytetarëve u shpallën të pavlefshme. Shifra e votave të pavlefshme pothuajse u dyfishua në tetor të po atij viti kur vendi shkoi në zgjedhje lokale. Ishin rreth 80 mijë vota, të cilat KQZ-ja i shpalli të pavlefshme.