Ka përfunduar operacioni i gjerë i Policisë së Kosovës në Gjakovë

Ka përfunduar operacioni i gjerë i Policisë së Kosovës në Gjakovë

Rreth 100 policë, përfshirë edhe ata të Njësive Speciale, kanë marrë pjesë në aksionin kundër lokaleve të lojërave të fatit në Gjakovë.

Pas aksionit që ka zgjatur disa orë, në Polici janë shoqëruar dhjetëra persona.

Gjatë operacionit, me ndihmën edhe të inspektorëve të tregut të Komunës së Gjakovës, janë mbyllur disa lokale në të cilat dyshohej se po zhvilloheshin aktivitete të lojërave të fatit, raporton kallxo.com

Aksioni policor ka filluar në ora 19:15, i udhëhequr nga drejtoria për hetimin e krimit te organizuar në mbështetje edhe të njësiteve tjera të specializuara të Policisë së Kosovës.

Ligji për ndalimin e lojërave të fatit ka hyrë në fuqi në maj të këtij viti, ndërkohë që ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës më 28 mars 2019.