Pa gola përfundon pjesa e parë

Pa gola përfundon pjesa e parë

Pjesa e parë e derbit të sotëm të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Manchester Unitedit, ka përfunduar pa gola.

Gjatë 45 minutave pamë një dominim të plotë të Juventusit, por jo edhe shënim të golave. Kurse Manchester United u mundua që me kundërsulme të depërtojë tek porta e italianëve.

Në takimet e zhvilluara në Ligën e Kampionëve, më i suksesshëm është treguar Unitedi me 3 fitore, një barazim dhe një humbje. Juventusi të vetmen fitore e ka shënuar më muajin e kaluar.

Kjo ndeshje është më interesante për faktin, se për herë të dytë brenda pak ditësh, Ronaldo luan kundër ish-klubit të tij.

Në takimet tjera FC Bayern München është në avantazh prej një goli ndaj AEK Athens, me të njëjtin rezultat prinë edhe Benfica ndaj Ajaxit.

Manchester City po e mposht Shakhtar Donetsk me rezultat, 2-0, me të njëjtin rezultat është duke fituar edhe Lyon – Hoffenheim.

Më efektivi në këtë pjesë është treguar Real Madridi, që po e mposht Viktoria Plzen me rezultat 0-4.