Ishujt Faroe deri më tani janë në epërsi

Ishujt Faroe deri më tani janë në epërsi

Ka filluar përballja gjysmëfinale e Kosovës me Ishujt Faroe në Botërorin e vendeve me Zhvillim në Hendboll që po mbahet në Bullgari.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 11 me 15 në favor të Ishujve Faroe.

Ndeshja po transmetohet në 21 Plus, shkruan rtv21.tv

Ndryshe në gjysmëfinalën e parë, Turqia mundi Qipron me rezultat 35:32, kjo ndeshje shkoi në vazhdime 2 herë nga 5 minuta duke e vonuar kështu fillimin e takimit Kosova- Ishujt Faroe./21Media