1:0 për Liverpoolin

1:0 për Liverpoolin

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Tottenhamit dhe Liverpoolit, me rezultat 0:1 për the reds.

Liverpooli fitoi penalltinë pas prekjes më dorë nga mesfushori i Tottenhamit, Moussa Sissoko. Salah ishte i pa gabueshëm dhe kështu shënoi për epërsinë e parë të Liverpoolit.

Ndeshja po mbahet në “Wanda Metropolitano” të Atletico Madridit.

Ndeshja filloi me një minutë heshtje për të nderuar Jose Antonio Reyes, i cili vdiq në një aksident komunikacioni./21Media