Ndeshja e sotme zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve në hendboll

Ndeshja e sotme zhvillohet në kuadër të Ligës së Kampionëve në hendboll

Me fillim nga ora 20:15 filloi ndeshja mes skuadrës zvicerane Kadetten Schaffhausen dhe asaj sllovene Rk Gorenje Velenje, në kuadër të fazës së grupeve.

Kjo është ndeshja e vetme për sonte, që shfaq përballjen e dy klubeve të grupit C+D, Rk Gorenje Velenje udhëheq grupin pas 3 ndeshjeve me 3 fitore, ndërsa Kadetten Schaffhausen gjendet në vendin e tretë me 1 fitore e 2 humbje, shkruan rtv21.tv.

Pas pjesës së parë në pushim kanë dalë dy skuadra shumë të barabarta, gjë që e tregon edhe rezultati 14:14 pas 30 minutave të parë.

Referë për ndeshjen e sotme do të jenë dyshja rumune Igor Covalcuc dhe Alexei Covalcuc./21Media