Shqipëria 1:0 Islanda

Shqipëria 1:0 Islanda

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës.

Shqipëria udhëheqë me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm gjatë kësaj pjese e shënoi Kastriot Dermaku në minutën e 32-të.

“Kuq e Zitë”, ndeshjen e kaluar u turpëruan në “Stade de France” duke humbur nga Franca me rezultat 4-1.

Shqipëria është në vendin e katër me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Islanda renditët në vendin e tretë me 12 pikë./21Media