Përfundon takimi VV-LDK: Ka lëvizje, s’ka marrëveshje!

Takimi që ka filluar në orën 15:00 tashmë ka përfunduar

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, bëri të ditur se ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës.

Sipas tij është lënë që takimi tjetër mes tyre të mbahet nesër, e për këtë ai bën të ditur se njoftimi për takim do të bëhet i ditur nesër, shkruan rtv21.tv.

“Kemi lëvizje në përpjekje për të arritur marrëveshje të dy palëve. Do të kemi një takim të radhës nesër, për detajet natyrisht iu njoftojmë nesër”, ka delaruar Mustafa.

Përpos këtij detaji Mustafa nuk ka bërë asgjë tjetër të ditur, e përpos tij nuk kanë folur as liderët e partive, Kurti e Mustafa./21Media

Back to top button