Takimi i mbajtur në orët e vona të ditës së sotme, mes partive politike të pozitës dhe opozitës, pas disa orësh debate larg mediave, ka përfunduar pa marrëveshje

Takimi i mbajtur në orët e vona të ditës së sotme, mes partive politike të pozitës dhe opozitës, pas disa orësh debate larg mediave, ka përfunduar pa marrëveshje

Kp raporton se në takim është diskutuar për demarkacionin, ushtrinë, asociacionin dhe zgjedhjet.

Pas përfundimit të takimit, nënkryetari i AAK-së, Adrian Gjini ka bërë të ditur se nuk është arritur asnjë marrëveshje nga ky takim.

Po ashtu edhe Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë të ditur se në takim ka pasur shumë diskutime, por që Vetëvendosje i ka mbrojtur qëndrimet e veta.

Edhe Bilall Sherifi nga Nisma, pohoi se nuk është arritur asnjë marrëveshje në takim.

Ndërsa përfaqësuesit e pozitës nuk kanë qenë të gatshëm të deklarohen.

Ky është njëri nga takimet e radhës që pozita dhe opozita kanë mbajtur jashtë institucioneve të Kosovës, por që si më parë nuk kanë arritur të pajtohen për temat e shtruara, pasi dallimet mes tyre kanë qenë të mëdha.

Kjo është hera e parë, ku në takim u diskutua edhe çështja e transferimit të FSK-së në ushtri.