Ende nuk ka marrëveshje me emra të përveçshëm për formimin e Qeverisë

Ende nuk ka marrëveshje me emra të përveçshëm për formimin e Qeverisë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani sot kanë diskutuar në nivel të parimeve duke thënë se kishte një vullnet të mirë për të punuar së bashku dhe në interes të qytetarëve.

Pas takimit kreu i VV-së, Albin Kurti dhe kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani dolën me një prononcim për media duke thënë se e uruan njëri-tjetrin për bashkëpunimin e tyre, shkruan rtv21.tv.

“Sot kemi diskutuar më shumë në nivel të parimeve jo të detajeve, por më e rëndësishmja është që të dyja partitë treguam vullneti ne mirë për të qeverisur bashkë, dhe vullneti ne mirë për të punuar në interes të qytetarëve të Kosovës. KA disa gjëra për t cilat filluam diskutimet tona kryesisht sa i përket një qeverie e cila do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por patjetër që do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëjmë në interes të qytetarëve”, tha Osmani.

Ndërsa Kurti u shpreh se janë dakorduar që në Qeverinë e tyre do të kenë 30% gra si ministre dhe zëvendësministre, ndërsa përmendi se do të ketë më pak ministri se sa në qeverisjen e kaluar. Ai tha se nuk kanë folur për emra të përveçshëm dhe ende nuk ka diçka konkrete.

Ndërsa, sa i përket postit të kryeministrit, Osmani u shpreh se kush ka më shumë vota do ta merr këtë post.

“Kush del se ka marrë më shumë vota, kush do që ka fituar do ta merr postin e kryeministrit”, u shpreh ajo duke theksuar se ende nuk janë numëruar te gjitha votat.

Osmani tha se ekipet e tyre do të fillojnë punën qysh nesër.

“Ekipet tona do të takohen për të harmonizuar programet e projektet tona. Ne kemi diskutuar se si do t’i zvogëlojmë bashkojmë përgjegjësitë në kabinetin qeveritar. Porsa ta kemi rezultatin konkret ne do të ju njoftojmë për emrat e përveçqë në qeverinë e ardhshme”, shtoi Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës u mbajtën më 6 tetor në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2545 vendvotime. Nga rezultatet preliminare të KQZ-së, VV ka fituar 25.49 për qind të votave, pasur nga LDK me 24.82 për qind të votave. Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta./21Media