Përfundon trajnimi në FSK
U ndanë certifikata dhe mirënjohje për pjesëmarrësit
Pjesëtarë të lartë të Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së, për katër ditë rresht ndoqën trajnimin me temë: “Ndërtimi i Integritetit për Liderët e Lartë“, të mbajtur nga instruktorë të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.
Në përmbyllje të këtij trajnimi, sot nën organizimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, u mbajt ceremonia e certifikimit për pjesëmarrësit e këtij trajnimi.
Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama vlerësoi lartë siç tha ndihmën e pakursyer të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar që po jep për shkollimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së.
Gjeneral Rama tha se këto trajnime janë me interes të veçantë për FSK-në, sepse janë të lidhura drejtpërdrejtë me ngritjen e integritetit të saj.
Në fund komandanti i FSK-së së bashku me instruktorët e trajnimit, pjesëmarrësve të seminarit ju ndanë certifikata, ndërsa instruktorëve të Akademisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar: Dave Allen, Lesley Pellett dhe Jackie Daves, në shenjë vlerësimi dhe respekti për punën e tyre, gjeneral Rrahman Rama ju ndau mirënjohje.