Zbutësit që gjenden në markete janë shpeshherë jo cilësorë

Larjet e vazhdueshme, ekspozimi në diell për një kohë të gjatë, mungesa e hekurosjes ose në rastin më të keq hekurosja në temperaturën e gabuar, si dhe detergjentët e tej mbushur me përmbajtje kimike janë disa prej arsyeve që i bëjnë veshjet tuaja të ashpra.

Për këtë arsye shumë zonja dhe zonjusha përpiqen t’i rikthejnë në gjendjen e mëparshme duke përdorur zbutësit e rrobave.

Shumë prej zbutësve që gjenden në markete janë shpeshherë jo cilësorë, përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe humbasin menjëherë aromën. Andaj një recetë teje të veçantë, se si të përgatisni zbutës rrobash në kushte shtëpie do t’ju ndihmojë mjaftë shumë.

Përbërësit: 100 gr sodë buke, 100 gr kripë e trashë , 200 ml uthull molle, 1 gotë ujë trëndafili dhe 100 ml vaj esencial. Mund të zgjidhni të preferuarin tuaj si vaj i arrës së kokosit, vaj bajamesh apo dhe vaj lajthie.

Përgatitja: Kaloni fillimisht kripën e trashë në blender derisa të kthehet në trajtë pluhuri. Më pas bashkojeni me sodën e bukës dhe ujin e trëndafilit. Për të gjithë ato që nuk e dini si bëhet uji i trëndafilit receta është shumë e thjeshtë. Merrni disa gjethe trëndafili dhe vërini të zihen në zjarr të avashtë për 30-40 minuta. Mbylleni tenxheren me kapak , sipër vendosni kuba akulli që të përshpejtojnë procesin dhe filtrojeni me anë të një kullese. Pasi keni bashkuar tri përbërësit e mësipërm, shtoni uthullën e mollës dhe vajin e përzgjedhur. Kaloni të gjithë përbërësit në blendere dhe do të vini re që do të formohet një masë e lëngshme në ngjyrë të bardhë në rozë. Hidheni përmbajtjen në shishen e zbutësit të mëparshëm ose në çfarëdo lloj shisheje dhe përdoreni sipas nevojës./21Media