Plas keq në "Selman Stërmasi"

Plas keq në “Selman Stërmasi”

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit ka nisur me tension, me dy tifozeritë që kanë krijuar kaos në shkallët e stadiumit.

Rreth 45 minuta para nisjes së ndeshjes tifozët e dy ekipeve kanë zbritur në fushë në pjesën pas portës duke u përplasur mes tyre me grushta, shkelma, flakadanë dhe sende të forta, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave të rendit për të qetësuar gjendjen.

Mësohet se shkak i këtij incidenti që shkaktoi edhe gjakderdhje ishte afërsia e stolave të futbollistëve me tribunat ku ishin vendosur tifozët e Partizanit./oranews