Përhapja e shpejtë e koronavirusit po ngjall frikën e pandemisë globale

Koronavirusi u përhap edhe në tri vende të tjera

Po shtohet frika se koronavirusi mund të bëhet një pandemi, pasi raste të reja po raportohen në të gjithë botën.

Shumica e të infektuarve janë në Kinë, por vendet e tjera përfshirë Korenë e Jugut, Italinë dhe Iranin po luftojnë me virusin, i cili shkakton sëmundjen e frymëmarrjes Covid-19, transmeton 21Media.

Një pandemi deklarohet kur një sëmundje infektive kërcënon pjesë të ndryshme të botës njëkohësisht.

Asnjë vaksinë nuk është në dispozicion deri më tani për të parandaluar koronavirusin.

Rreth 77 mijë njerëz në Kinë, janë infektuar dhe rreth 2 mijë 600 kanë vdekur.

Më shumë se 1 mijë e 200 raste janë konfirmuar në 26 vende të tjera dhe ka pasur tetë vdekje, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Të hënën në Afganistani, Kuvajti dhe Bahreini raportuan rastet e tyre të para, ku përfshiheshin njerëz që ishin kthyer nga Irani./21Media

Back to top button