Përjashtohet nga puna edukatorja që rrahu fëmijën

Reagon ‘Cambridge Kids’

Edukatorja që rrahu fëmijën në kopshtin ‘Cambridge Kids’ në Prishtinë është përjashtuar nga puna, këtë e ka bërë e ditur menaxhmenti i kopshtit përmes një postimi në Facebook.

Ata kanë shpjeguar edhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Gjatë ditës së djeshme, njëri nga prindërit ishte duke parë kamerat në momentin kur edukatorja e merr me forcë dhe në mënyrë jo profesionale e vendos fëmijën e tij në karrocë.

Me të parë skenën përgjegjësit e ndërrimit menjëherë kanë reaguar duke e përjashtuar nga puna punëtoren në fjalë, ndërsa prindit i është kërkuar falje dhe i është lejuar qasje në të gjitha inqizimet në klasën e fëmijës së tij, në mënyrë që të shoh se si është trajtuar fëmija i tij gjatë gjithë qëndrimit në qerdhen tonë”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre./21Media

Së shpejti detaje te reja!

Back to top button