Katalonia refuzon të heqë dorë nga deklarata e pavarësisë

Katalonia refuzon të heqë dorë nga deklarata e pavarësisë

Katalonia ka refuzuar sot që të përkulet ndaj kërkesës së qeverisë spanjolle që të heqë dorë nga dekarata simbolike e pavarësisë, duke e vendosur atë në një kurs përplasjeje diplomatike me Madridin.

Qeveria spanjolle ka kërcënuar të vendos Kataloninë nën sundim direkt të saj nëse qeveria e saj nuk i braktis planet për pavarësi deri të enjten.

Por qeveria rajonale e Katalonisë ka hedhur poshtë ultimatumin e e kryeministrit spanjoll Mariano Rahoj.

“Të enjten nuk do të japim asgjë tejtër nga ajo çfarë kemi dhënë të hënën”, tha zëdhënësi i qeverisë rajonale të Katalonisë, Jordi Tërbëll.

Kriza politike në Spanjë që konsiderohet si më e madhja për dekada të tëra në vend, është përkeqësuar mbrëmë, kur Gjykata e Lartë e Madridit i arrestoi krerët e dy grupeve kryesore separatiste të Katalonisë duke i akuzuar se kanë qenë organizatorët kryesorë të referendumit për shkëputjen e rajonit nga Spanja.

Qeveria e Katalonisë e akuzon Madridin se po luan letrën e provokimit dhe shtoi se banorët e Katalonisë nuk do të bien pre e këtyre provokimeve. Në shenjë proteste ndaj arrestimit të krerëve katalonas pati edhe protesta në mbarë Kataloninë, me protestën më të madhe që u mbajt në Bercelonë./21Media