Abbott tha se sot po kujtojnë të gjithë ata që kanë vdekur në zona të konflikteve që nga lufta e parë botërore

Abbott tha se sot po kujtojnë të gjithë ata që kanë vdekur në zona të konflikteve që nga lufta e parë botërore

Kurora lulesh u vendosën sot pranë murit që mban emrat e ushtarëve të rënë që i shërbyen paqes në Kosovë. Organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e ditës së përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar, për të kujtuar 14 anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-së në Kosovë.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se sot po kujtojnë të gjithë ata që kanë vdekur në zona të konflikteve që nga lufta e parë botërore.

“Shpresoj se mund të jetë një moment për të kujtuar se armiqtë mund të bëhen miq (Video) “Sot është momenti ynë në fokus për të kujtuar ata që kanë vdekur në konflikte nga lufta e parë botërore. Është koha për të kujtuar aleatët tanë, si dhe në radhë të parë t’iu falënderoj që jeni këtu. Shpresoj se mund të jetë një moment për të kujtuar se armiqtë mund të bëhen miq, aletatë dhe partnerë në të ardhmen. Prandaj, faleminderit që jeni këtu”, ka thënë Abbott.

Ambasadori britanik dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, u rreshtuan bashkë me disa ushtarë britanik për t’i kujtuar ushtarakët që vdiqën në Kosovë.

Në këtë ceremoni nderimi për 14 të rënët, u thanë edhe lutje nga prifti Fatmir Koliqi. Pjesë e ceremonisë ishin edhe përfaqësues të ambasadave tjera të huaja në Kosovë, zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, dhe përfaqësues të partive politike, si Glauk Konjufca nga LVV dhe Bajram Gecaj nga LDK.

Shërbimi i Përkujtimeve mbahet çdo vit në të dielën më të afërt me 11 nëntorin, dita kur armët u heshtën në fund të Luftës së Parë Botërore.

Bombardimet e NATO-s zgjatën nga 24 marsi 1999 deri me 10 qershor 1999. Operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdorori forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjatë bombardimeve u vranë rreth 528 civilë, u shkatërruan ndërtesa private, biznese private, ura, baraka dhe lokacione ushtarake. Ky ishte misioni i dytë i rëndësishëm i NATO-s, pas bombardimeve në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 1995./21Media