Në 29-vjetorin e rënies u prezantua pulla postare me portretet e këtyre dy heronjve

Në 29-vjetorin e rënies u prezantua pulla postare me portretet e këtyre dy heronjve

Në 29-vjetorin e rënies u prezantua pulla postare me portretet e këtyre dy heronjve. Kryeministri Ramush Haradinaj bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule në nderim të tyre.

Tha se Afrim Zhitia e Fahri Fazliu janë të veçantë, sepse rrjedhin nga familje që kanë rrugë të gjatë në kontributin për liri.

Familjarët Zhitia dhe Fazliu vlerësuan këtë si ditë të veçantë për familjet e tyre, duke falënderuar Qeverinë dhe Postën e Kosovës për lansimin e pullës postare me portretin e Afrimit dhe Fahriut./21Media