Përkujtohen Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif  Zejnullahu

Sipas Haradinajt, dita e sotme është ditë që  i ka të veçantat e veta.

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj mori pjesë në akademinë Përkujtimore në 22- vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif  Zejnullahut në Junik.

Me rastin e këtij përvjetori, Haradinaj tha se duke i nderruar këta heronj, ne e vërtetojmë se e dimë rrugën ton deri këtu.

“Rënia e Zahirit, Hakifit, dhe Edmondit,  në mënyrën aq heroike, në përpjekje, duke rezistuar e luftuar bëri kthesë në kalkulimet tona, në mënyrën se si ne e planifikonim më tutje se çka duhet të ndodh, ku në këtë rrugëtim filloi edhe një seri e ngjarjeve të tjera që do të dëshmojnë se shqiptarët nuk mund t’i mposhtin në përpjekjet për liri. Duke i nderuar këta heronj, ne e vërtetojmë se e dimë rrugën tonë deri këtu dhe rrugën edhe më tutje”, tha Haradinaj.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj tha se sot, në vendlindjen e Edmondit, përveç familjeve e Zahirit e Hakifit, po bashkohen të gjithë, ashtu siç ishin ata, por  në Junik.

Sipas kryeministrit, dita e sotme është ditë që i ka të veçantat e veta.

“Secili nga këta të tre, Zahiri, si prijës, por edhe si njeri që  i ka prekur me dorën e vet krejt dimensionet e luftës sonë si brenda, si ato nga Shqipëria dhe dimensione tjera të rrugëtimit në liri dhe ndodhej bashkë me dy bashkëluftëtarë, e bashkëideologë, si ne këtë rast Hakifin dhe Edmondin”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj tha se ky vend është vend i atdhetarëve të zotë dhe i përpjekjeve për liri, për atdheun e qëndrueshëm, për vetveten, dhe se nga ky vend në çdo etapë kanë dalë përpjekjet për liri, njerëz që i kanë ndihmuar ato procese.

“Jo të gjithë kanë bërë emër që t’i njohë i gjithë kombi, por asnjëherë në asnjë etapë nuk ka munguar kontributi i Junikut. Juniku është vendi që është vënë në shërbim të lirisë e identitetit tonë kombëtar, janë njerëz të dijshëm që kanë ditur t’i lexojnë drejt situatat, që në momente kyçe të vendosin për veprime unike, që rrallë ka ndodhur në etapa tjera, vende tjera shqiptare, e etapa historike”, shtoi kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj foli edhe për dialogun me Serbinë ku tha se është mirë që kjo situatë e hapur të përmbyllet me njohje nga ana e shtetit serb duke potencuar se vendosja e taksës ndaj një shtetit tjetër është një e drejtë që e bën e gjithë bota moderne. /21Media 

Back to top button