Përkujtohet legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar

Përkujtohet legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar

Teatri Kombëtar përkujtoi sot aktorin e madh, Kadri Roshi, në 96 vPjetorin e lindjes.

Kadri Roshi ishte lindur më 4 janar 1924 dhe ishte ndarë nga jeta më 6 shkurt 2007 në Tiranë. Kishte përfunduar studimet e larta në Pragë në vitin 1951. Ai e kishte filluar karrierën e tij si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare, duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri. Që nga ajo kohë ai kishte pasur rreth 180 role në skenë dhe kinematografi.

Nga shumëkush është konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar. Ai kishte qenë një aktor brilant me një talent të lindur. Në vitin 1995 ishte nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999.

Emri i Kadri Roshit do të kujtohet gjithnjë si kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai kishte luajtur role dhe figura të spikatura, që nuk do të harrohen kurrë.