Bedri Shala ra heroikisht më 10 gusht 1998 gjatë luftimeve në mbrojtje të Junikut

Bedri Shala ra heroikisht më 10 gusht 1998 gjatë luftimeve në mbrojtje të Junikut

Sot në ditën e 21-vjetorit të rënies heroike të Bedri Shalës, kryetari Lladrovci me bashkëpunëtorë, asambleistë e familjarë të Heroit bënë homazhe në përkujtim dhe nderim të jetës e veprës së tij heroike.

Me këtë rast, ata kanë vendosur buqeta me lule tek Memoriali i cili gjendet në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë dhe pranë shtatores së Heroit në sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci” në Drenas si dhe kanë nderuar me një minutë heshtje.

Bedri Shala ra heroikisht më 10 gusht 1998 gjatë luftimeve në mbrojtje të Junikut bashkë me Bekim Berishën-Abeja si dhe bashkëluftëtarët, Elton Zherka e Përmet Vula./21Media