17 prilli për popullin kosovar tregon sakrificën për liri

17 prilli për popullin kosovar tregon sakrificën për liri

Sot nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit u mbajt akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së Pokleku,  e cila nisi me një minutë heshtjeje për të gjithë të rënët.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se Drenica ishte cak i gjenocid për disa herë me radhë dhe se drejtësia nuk guxon të harrojë t’i gjykojë ata që kryen këtë gjenocid ndaj popullit të Kosovës.

Skender Muqolli, në emër të familjeve të dëshmorëve kërkoi nga institucionet përgjegjëse të mbledhin faktet dhe në momentin kur të themelohet ndonjë gjykatë që i gjykon krimet serbe në Kosovë të ketë fakte për të dënuar ata që kanë kryer gjenocid.

Ai tha se në Poklek është kryer gjenocid pasi që janë vrarë civil të paarmatosur andaj po kërkojnë drejtësi. Ndërsa, Hysni Gucati nga OVL-UÇK tha se 17 prilli për popullin kosovar tregon sakrificën për liri.

Në Poklek të Drenicës forcat serbe kanë vrarë dhe kanë masakruar mbi 54 anëtarë të familjes Muqolli dhe Elshani, shumica prej tyre gra, pleq dhe fëmijë. Në të njëjtën ditë, ata kanë vrarë edhe 24 shqiptarë në fshatin Çikatovë e Vjetër.