Forcat serbe masakruan dhe dogjën 54 persona

Forcat serbe masakruan dhe dogjën 54 persona

Më rastin e 18 vjetorit të masakrës në Poklek të Vjetër të Drenasit do të përkujtohen viktimat e familjes Muçolli të këtij fshati dhe familjes Elshani nga fshati Korroticë e Poshtme.

Sot duke filluar nga ora 11:00 do të bëhen homazhe te varrezat e fshatit Poklek, pastaj do të vizitohen familjet Muçolli dhe Elshani.

Para 18 vitesh në Poklek forcat serbe vranë e masakruan dhe në fund i dogjën 54 shqiparë të familjes Muçolli dhe Elshani, në mesin e tyre shumica gra, pleq e fëmijë./21Media