Përkujtohet presidenti Rugova në 75 vjetorin e lindjes së tij

Haradinaj: Duke nderuar Rugovën nderojmë vendin

Në ditëlindjen e 75-të të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bëri homazhe te shtatorja e tij. Haradinaj tha se respekti dhe nderimet për presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova tashmë janë kthyer në traditë dhe se do ta nderojnë gjithmonë. Edhe kryesia e LDK-së, bëri homazhe të varri I presidentit Ibrahim Rugova në Velani, pas homazheve vizituan familjen e presidentit Rugova. U tha se gjithmonë do ta vlerësohet vepra dhe jeta e presidentit Rugova./21Media

Back to top button