18 vjet më parë u vra dhe u masakrua shkrimtari Ymer Elshani

18 vjet më parë u vra dhe u masakrua shkrimtari Ymer Elshani

Më rastin e 18 vjetorit të masakrës në Poklek të Vjetër të Drenasit do të përkujtohen viktimat e familjes Muçolli të këtij fshati dhe familjes Elshani nga fshati Korroticë e Poshtme. Duke filluar nga ora 11:00 do të bëhen homazhe te varrezat e fshatit Poklek, pastaj do të vizitohen familjet Muçolli dhe Elshani.

Para 18 vitesh në Poklek forcat serbe vranë e masakruan dhe në fund i dogjën 54 shqiparë të familjes Muçolli dhe Elshani, në mesin e tyre shumica gra, pleq e fëmijë. Ndër ta ishte edhe shkrimtari i njohur për fëmijë, Ymer Elshani, i cili u vra dhe u masakrua më 17 prill 1999 nga forcat serbe në fshatin Poklek të vjetër të Drenasit bashkë me gruan, të katër djemtë, nënën, kunatën dhe me afrër gjashtëdhjetë bashkëfshatarë të tij.

Ymer Elshani u lind më 1948 në Korroticë të Poshtme të Drenasit. Kreu fakultetin për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe një kohë të gjatë punoi në arsim. Botoi dhjetëra libra për fëmijë me poezi, tregime dhe romane./21Media