Përkushtim i Qeverisë është riorientimi i ekonomisë drejtë ekonomisë digjitale

Gabriel foli për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës dhe vendeve të rajonit në Agjendën Digjitale të Bashkimit Evropian

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj në hapje të ditës së dytë të Konferencës Ndërkombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi DIGITAKS ka shprehur mirëseardhje për pjesëmarrësit dhe mysafirët duke theksuar se Konferenca është e para e këtij lloi në Kosovë që do të bëhet konferencë vjetore.

Beqaj tha se qëllimi i Konferencës DIGITALKS është ndërtimi i një dialogu të vazhdueshëm mes ekonomive tona, për të garantuar zhvillim të përbashkët dhe shkëmbim të përvojave.

“Përkushtimi i politikave strategjike Qeverisë së Republikës së Kosovës është riorientimi i ekonomisë, drejtë ekonomisë digjitale, ku vendet konkurrojnë mes vete me burime njerëzore adekuate, ekonomi të bazuar në dije dhe teknologji të reja”, theksoi Beqaj.

Ndërsa, komisionerja e BE-së, Mariya Gabriel në paraqitjen e saj foli për rëndësinë e përfshirjes së Kosovës dhe vendeve të rajonit në Agjendën Digjitale të Bashkimit Evropian. Gabriel ka theksuar se BE-ja dhe Ballkani kanë të ardhem të përbashkët.

Back to top button