Përveç performanse, dita e katërt e “Dokufesit” është karakterizuar me filma dhe aktivitete tjera

Përveç performanse, dita e katërt e “Dokufesit” është karakterizuar me filma dhe aktivitete tjera

Koncerti i grupit të iso polifonisë “River voices” një grup grash nga Shqipëria ka marrë vëmendje në natën e katërt të edicionit të 18-të të Festivalin “Dokufest”.

Me interesim të madh është përcjellë perormanca e këtij grupi polifonik i përbërë vetëm nga gratë, nga rrethi i Lumit të Osumit në Shqipëria, i cili solli këngët më të mira nga repertori i tyre, perla të polifonisë shqiptare dhe botërore, Këngët e kënduara nga “River Voices” gjatë natës së sotme në kino N’Lum janë këngët më të mira të polifonisë shqiptare të cilat edhe kanë hyrë nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Përveç kësaj performanse, dita e katërt e “Dokufesit” është karakterizuar me filma dhe aktivitete tjera.

Dje gjatë ditës në kuadër të këtij festivali është mbajtur paneli ‘Ejani t‘flasim” organizuar nga Creative Europe- Desku Kosova dhe “Dokufesti” me pjesëmarrje edhe të desqeve nga Sllovenia, Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, si dhe miq nga komuniteti kulturor i Kosovës.

Qëllim i këtij aktiviteti ishte të nxiten bashkëpunime dhe shkëmbimin i përvojave të mira në mes të akterëve kulturor në nivel rajonal dhe evropian.

Nata e së hënës në Dokufest është mbyllur me performancën e grupit muzikore nga Berlini Die Willde Jagd, Via Tirana dhe me muzikën elektronike të Uji pa gaz./kallxo