Shkak mosmarrëveshja

Shkak mosmarrëveshja

Katër persona janë arrestuar pasditen e djeshme në Suharekë, pasiqë pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur janë përleshur fizikisht në mes vete.

Policia njofton se si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, për çka u është ofruar tretmani mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./21Media