Të dyshuarve iu është konfiskuar arma

Të dyshuarve iu është konfiskuar arma

Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur dy ditë më parë në Pejë, gjatë të cilës është përdorur edhe arma e zjarrit njofton Policia.

Si pasojë e kësaj përleshje, tre persona kanë pësuar lëndime trupore, në mesin e tyre edhe një femër.

Dyshohet se motivi i gjithë kësaj ishin mosmarrëveshjet familjare, pasi që viktima dhe njëri nga të dyshuarit kishin bashkëjetuar në shtetit e Suedisë.

“Personat e dyshuar kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe me datë 06.08.2019 rreth orës 13:00, 2-(dy) të dyshuarit janë identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Stacionit Policor në Mitrovicë”, njofton Policia.

Të dyshuarve iu është konfiskuar arma (pistoletë me gas) e markës GAP cal. 9mm, të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit Policor dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48-orë.

Kujtojmë se dy ditë më parë në Prizren, një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj me 15 plumba. Sipas të dhënave, çifti jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur në Kosovë për pushime.