Me mëngjes përleshen gjakovarët

Me mëngjes përleshen gjakovarët

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete, me ç’rast janë përdorur edhe mjete të mprehta-thika.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:53 në Gjakovë.

Si pasojë e përleshjes, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./21Media