Policia ka sekuestruar një thikë dhe një shufër

Policia ka sekuestruar një thikë dhe një shufër

Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti pesë persona të dyshuar. Si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në Malishevë.

Policia ka njoftuar se në vendi e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, një thikë dhe një shufër.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./21Media