Përleshje me thika në Gjermani, vdiq një shqiptar

Një shtetas shqiptar ka mbetur i vdekur, pas një përleshjeje që pati me një shtetas maqedonas në Hamburg të Gjermanisë.
Sipas policisë, ai fillimisht është dërguar në spital, derisa ka vdekur në mbrëmjen e së enjtes.
Siç raportojnë mediet gjermane, shqiptari është përplasur të mërkurën me një 36-vjeçar maqedonas. Dy burrat njiheshin me njëri-tjetrin dhe mësohet se janë përleshur edhe më parë, shkruan hamburg1.de.
Të dy, sipas informacioneve të para, kishin përdorur thika. Një shoqërues 51-vjeçar i maqedonasit ka mbetur i plagosur rëndë nga një goditje me thikë në qafë. Ai shkoi vetë në spital dhe tani është jashtë rrezikut, transmeton rtv21.tv.
Në një kontroll u arrestuan fillimisht dy burra të moshës 45 dhe 59 vjeç si pjesëmarrës të mundshëm, derisa më pas janë liruar.
Se si erdhi deri te kjo mosmarrëveshje ende është e paqartë. Hetimet po i vazhdon policia dhe prokuroria publike./21Media

Back to top button