Një i vdekur, një i lënduar

Një i vdekur, një i lënduar

Një person vdiq pas lëndimeve të marra nga përleshja e sotme me thika në qytetin e Lipjanit.

Lajmin për rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, njëri nga të lënduarit nuk arriti të mbijetojë.

“Sot rreth ores 15:00 policia ka marre informaten per nje rrahje ne rrugen Lidhja e Prizrenit, ne Lipjan. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e nevojshme policore. Bazuar ne te dhenat fillestare te hetimit, si pasoje e perdorimit te mjeteve te forta dhe nje arme te ftohete (thike),gjate perleshjes, lendime te renda trupore kane pesuar dy persona. Te njetit jane derguar per tretman mjekesor ne QKUK, nga ku kemi pranuar informaten se njeri nga personat e lenduar ka nderruar jete.”, njoftoi Ahmeti.

Sipas Ahmetit, aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast./21Media