Arrestohen pesë të dyshuarit

Arrestohen pesë të dyshuarit

Mbrëmë në Lipjan janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njejtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje mes vete. Gjatë përleshjes si pasojë e përdorimit të armës lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit, të cilët janë dërguar për në QKUK për trajtim mjekësor.

“Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë konfiskuar një armë automatike, prodhim kinez me karikator pa fishek. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, bëhet e ditur në raportin e policisë./21Media